PD: Opinion me 40 vërejtje në Komisionin e Venecias

Ekspertët e PD-së kanë përfunduar dje në mbrëmje dokumentin me opinionin që kjo forcë politike do dërgojë në Komisionin e Venecias. Opinioni prej 70 faqesh ngrihet mbi bazën e 11 amendamenteve të paraqitura një javë më parë nga ekspertët e PD-së

Opozita do të paraqesë sot pranë komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi opinionin e saj për draftin e ekspertëve vendës dhe të huaj që do t’i dërgohet edhe një herë për vlerësim Komisionit të Venecias.

Ekspertët juridikë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, të cilët janë angazhuar në këtë reformë, kanë mundur dje që të hartojnë dokumentin që në formën e një opinioni do t’i bashkëngjitet projektit zyrtar të Komisionit të posaçëm dhe që u hartua pak ditë më parë nga ekspertët vendës dhe të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dokumenti i ekspertëve demokratë, mësohet se është rreth 70 faqe kompjuterike dhe që në thelb të tijin përmban rreth 40 vërejtje për draftin e komisionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky material i është dërguar dje në mbrëmje kryetarit të PD-së, Lulëzim Basha dhe drejtuesve të tjerë të lartë demokratë, dhe sot pas një analize që pritet të bëhet në selinë blu pritet të bëhet dhe miratimi i tij dhe dërgimi zyrtar në Kuvend.

Burime nga PD bënë me dije dje se opinioni i hartuar ngrihet mbi bazën e 11 amendamenteve që juristët e PD-së paraqitën publikisht për mediat pak ditë më parë. Kështu demokratët pretendojnë se janë të paktën 11 çështje nga propozimet e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, që nuk janë përfshirë në draftin e ekspertëve të Partisë Socialiste.

Më konkretisht në këto 11 çështje, ata pretendojnë se zgjedhja e funksionarëve të sistemit të drejtësisë me 3/5, çimenton kapjen politike dhe se në draftin e ekspertëve nuk është reflektuar opinioni i Komisionit të Venecias.

“Sipas këtij paragrafi shumica aktuale kontrollohet nga mazhoranca prej 3/5, e jo vetëm kaq, por për ta përforcuar rrezikun potencialin që një shumicë e cila kontrollohet aktualisht nga mazhoranca nuk çon në drejtimin e dëshiruar nga të gjithë, depolitizimin e emërtesave të funksionarëve të lartë të drejtësisë, por në të kundërtën, në çimentimin e politizimin e këtyre funksionarëve të lartë”, – thuhet në opinionin që PD do të dërgojë në Komisionin e Venecias.

Sipas demokratëve, një shumicë më e gjerë prej 2/3, do ishte garanci për një sistem drejtësie të pavarur.

“Në draftin përfundimtar rezulton se pesë anëtarë të Këshillit të lartë gjyqësor, njëri prej të cilëve do të jetë dhe kryetar, pesë anëtarë të Këshillit të lartë të Prokurorisë, njëri prej të cilëve do të jetë dhe kryetari, Prokurori i Përgjithshëm, inspektori i Përgjithshëm i Drejtësisë, 15 anëtarë të  komisionit të vlerësimit dhe të rivlerësimit të testit që do t’u bëhet të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, e jo vetëm kaq, por dhe tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që emërohen nga Kuvendi do të emërohen me 3/5 e mazhorancës, dhe do të kontrollohen nga kjo mazhorancë. Madje tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që emërohen nga Kuvendi, nuk zgjidhen me 3/5, por zgjidhen me shumicë të thjeshtë që do të thotë jo më me 84 vota, por me 36 vota, pra janë plot 30 funksionarë të rinj që përbëjnë kupolën e sistemit gjyqësor shqiptar të prezantuar sipas kësaj reforme në mënyrë të njëanshme”, – theksojnë demokratët në këtë dokument.

Gjithashtu demokratët shprehen se duhet të rishikohet numri i lartë i institucioneve që do të krijohen.

Një tjetër pikë për të cilin demokratët shprehen kundër në këtë dokument është edhe ajo që ka të bëjë me krijimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili sipas tyre e komplikon strukturën gjyqësore dhe synon të pakësojë lirinë e zgjedhjes së organeve kushtetuese që përfshihen në procesin e emërimit.

Për demokratët nuk ka asnjë reflektim as për depolitizimin e procesit të vlerësimit dhe rivlerësimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Gjithashtu pjesë e opinionit të PD-së janë bërë edhe çështjet që kanë të bëjnë me ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit, rolin e presidentit në sistemin e drejtësisë, ngritjen e Gjykatës së Lartë Administrative, vlerësimi i Gjyqtarëve etj.

 

Pikat kryesore të opinionit të Partisë Demokratike

– Zgjedhja e funksionarëve të sistemit të drejtësisë me 3/5, çimenton kapjen politike. Shumica aktuale kontrollohet nga mazhoranca prej 3/5, e jo vetëm kaq, por për ta përforcuar rrezikun potencialin që një shumicë e cila kontrollohet aktualisht nga mazhoranca nuk çon në drejtimin e dëshiruar nga të gjithë, depolitizimin e emërtesave të funksionarëve të lartë të drejtësisë, por në të kundërtën,  në çimentimin e politizimin e këtyre funksionarëve të lartë.

– Një shumicë më e gjerë prej 2/3, do ishte garanci për një sistem drejtësie të pavarur.

– Në draftin përfundimtar rezulton se pesë anëtarë të Këshillit të lartë gjyqësor, njëri prej të cilëve do të jetë dhe kryetar, pesë anëtarë të Këshillit të lartë të Prokurorisë, njëri prej të cilëve do të jetë dhe kryetari, Prokurori i Përgjithshëm, inspektori i Përgjithshëm i Drejtësisë, 15 anëtarë të  komisionit të vlerësimit dhe të rivlerësimit të testit që do t’u bëhet të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, e jo vetëm kaq, por dhe tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që emërohen nga Kuvendi do të emërohen me 3/5 e mazhorancës, dhe do të kontrollohen nga kjo mazhorancë.

-Tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që emërohen nga Kuvendi, nuk zgjidhen me 3/5, por zgjidhen me shumicë të thjeshtë që do të thotë jo më me 84 vota, por me 36 vota, pra janë plot 30 funksionarë të rinj që përbëjnë kupolën e sistemit gjyqësor shqiptar të prezantuar sipas kësaj reforme në mënyrë të njëanshme.

– Skema prej 8 institucionesh të reja, të cilat do të popullohet me funksionarë të lartë të emëruar në mënyrë partiake, do të popullohet me njerëz të emëruar nga mazhoranca.

– Rishikim i numrit të lartë të institucioneve të drejtësisë që do të krijohen.

– Krijimi i Këshillit të emërimeve në Drejtësi e komplikon strukturën gjyqësore, synon të pakësojë lirinë e zgjedhjes së organeve kushtetuese që përfshihen në procesin e emërimit.

– Nuk ka asnjë reflektim as për depolitizimin e procesit të vlerësimit dhe rivlerësimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

–  Ka dyshim, nëse Shqipëria ka burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për ngritjen e një gjykate të re të lartë siç parashikohet në draft për Gjykatën e Lartë Administrative.

– Nuk ka asnjë reflektim mbi rolin që do të ketë Presidenti i Republikës në emërimin e gjyqtarëve. Megjithëse se Venecia i ka njohur Presidentit të Republikës mundësinë që të refuzojë kandidaturat që janë dukshëm të papërshtatshme, ndërkohë që në draft thuhet se vlerësimet që bën presidenti për kandidaturat e papërshtatshme, e humbin fuqinë e tyre në momentin kur i njëjti organ, pra Këshilli i lartë gjyqësor vendos të rrëzojë dekretin e Presidentit të Republikës.

– Një tjetër çështje që nuk gjen pasqyrim në draftin e publikuar nga ekspertët e mazhorancës është dhe e drejta për kompetenca të Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar një ligj për rishikimin e Kushtetutës.

– Nuk janë respektuar rekomandimet koncize dhe të qarta të Komisionit të Venecias, konkretisht mbi mungesën e nevojës së ndërprerjes së mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

– Kemi vërejtur se nuk respektohet konkluzioni i Komisionit të Venecias që procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të jetë një proces rigorozisht i përkohshëm pasi drafti i shpërndarë në ndryshim edhe nga drafti i mëparshëm, i cili parashikonte një periudhë më të shkurtër parashikon që ky proces të zgjasë në një periudhë 11-vjeçare.

MAPO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?