PD: Organizata e drogës financoi fushatën e PS

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demkratike, Arben Ristani doli në një konferencë për shtyp në lidhje me aksionin anti- drogë të policisë.

Pas arrestimit të një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryeministri Edi Rama shkroi se opozita është e mërzitur.

“Opozita nuk është e mërzitur, por është thellësisht e shqetësuar, e tronditur, si gjithë qytetarët e vendit nga fakti se me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, Shqipëria po kthehet në një Kolumbi të Europës ashti siç për fat të keq kanë lajmëruar edhe mediat europiane,” tha Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, aktivitetin e kanë konstatuar policitë partnere.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi të shqetësuar se një sipërmarrje kriminale e prodhimit dhe trafikimit të kokainës arrin të instalohet në Shqipëri e të ushtrojë aktivitet e qetë, derisa e konstatuan policitë partnere europiane. Ndërtimi i një fabrike droge të prodhimit e përpunimit të kokainës, disa kilometra larg Tiranës, është një fakt tronditës i dështimit të qeverisë në luftën kundër narko-trafikut.

Nuk mund të ndodhë, nuk ka asnjë shans të ndodhë një aktivitet i këtyre përmasave dhe kaq i organizuar, nëse Qeveria do të ishte në krye të detyrës duke kontrolluar territorin e duke luftuar trafikun e drogës. Fabrika e kokainës hedh poshtë gjithë mashtrimet për suksese imagjinare të Ministrit të Brendshëm, i cili pak ditë më parë mburrej se Shqipëria nuk ishte më vend i prodhimit të drogës,” tha Ristani.

Sipas tij, banda e arrestuar ka lidhje me qeverinë.

“Çdo orë po dalin të dhëna dhe fakte tronditëse për përfshirjen në këtë organizatë të njerëzve të lidhur me pushtetin.

Ne po e pyesim sot Edi Ramën, a kanë lidhje me këtë organizatë kriminale të afërm të funksionarëve të lartë të qeverisë?

A kanë lidhje me këtë organizatë kriminale, financues të fushatës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit?”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?