PD pa komisionerë, por Tabaku flet për kallëzime penale: Ne përfaqësojmë të djathtën
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi në deklaratën e parë për zgjedhjet lokale, se për herë të parë Partia Demokratik është pa përfaqësi në komisione.
Partia Demokratike ka depozituar në KQZ kërkesën për thirrjen e një seancë publike të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për situatën në qendrat e votimit në Vorë.
Nënkryetarja Jorida Tabaku, tha se me 22 QV PD-ja nuk është e përfaqësuar, ndërsa në 22 të tjerat janë të përfaqësuar nëpërmjet sekretarit të QV. Nga Vora Tabaku theksoi që përfaqësues të PS-së dhe LSI-së po bllokojnë procesin e votimit, dhe PD-ja po përgatit kallëzime penale drejt tyre për shpërdorim detyre.
“Me një vendim të paprecedentë, tre anëtarë të PS-së bashkuan votën me anëtarët e LSI-së dhe kanë refuzuar që të zbatojnë vendimin e komisionerit të zgjedhjeve, të marrë gjatë ditës së djeshme, për emërimin e komisionerëve të PD-së dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit të marrë mbrëmë në orën 02:00 të natës.
Në qendrat e votimit janë emëruar 22 sekretarët të cilët i përkasin PD-së dhe akoma nuk ka një vendim për kryetarët të cilët i përkasin po PD në 22 qendrat e tjera. Ka vetëm një subjekt që përfaqëson të djathtën shqiptare, të tjerat janë të gjithë bashkë kundër PD-së”.