PD: Pa shtimin e testimeve nuk shkëpusim dot zinxhirin e infektimit. E vetmja mënyrë për kthimin e normalitetit

Partia Demokratike vazhdon që të insistojë se numri i testimeve është e vetmja rrugë që kthen normalitetin në vend. Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, deklaron se rezultatet pozitive të pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojnë dhe një herë rëndësinë e rritjes së testimeve.

Postimi i ish deputetit të PD Bardh Spahia:
RRUGA E VETME PER KTHIMIN SA ME SHPEJT NE NORMALITET ESHTE SHTIMI I TESTIMEVE
Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojnë dhe njehere rëndësinë e rritjes se testimeve, pasi në këtë mënyrë, jo vetëm nuk arrijmë te shkëpusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet çdo ditë në rrezik shëndeti i mjekëve dhe infermierëve dhe rritja e te infektuarve nëpër spitale.

Sot kemi disa mjekë dhe infermierë nga spitali i traumës të vetëkarantinuar. Uroj me zemër që ti kenë shpëtuar infektimit dhe të kthehen shpejt në krye të detyrës aty ku ka dhe shumë nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Testimet kanë garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati ti hedhin hapat e pare drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohë duhet shtuar numri i testimeve ne menyre që të nisë hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qëndrueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?