PD padit Erion Veliajn dhe Dritan Lelin

Partia Demokratike ka paditur për shpërdorim detyre kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, me argumentin se kanë injoruar Komisionin Hetimor për Zgjedhjet, duke refuzuar të japin edhe informacionin për punësimet dhe shpërblimin e tërmetit.

Diktuimet në komisionin hetimor për zgjedhjet

Enkelejd Alibeaj: Bashkia Tiranë dhe Bashkia Vlorë nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë në komisionin hetimor për zgjedhjet dokumentet e kërkuara. Të dyja bashkive u është kërkuar të sjellin informacion për punësimet nga 1 janar 2020-31 mars 2021. Për Bashkinë Tiranë ka edhe një kërkesë tjetër për të sjellë informacion për shpërblimin për termetin. Këto 2 bashki nuk kanë kthyer përgjigje. Megjithë njoftimet e ribëra 3 herë, nuk kanë sjellë pranë komisionit asnjë justifikim ligjor lidhur me mundësinë apo pamundësinë ë tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Toni Gogu: Mendoj që duhet të presim informacionin, se edhe shërbimet postare funksionojnë të ndryshe. Por jam i sigurtë se informacioni është duke mbërritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ervin Salianji: Bindja e deputetit të PS nuk duhet të na bëjë ne që të tolerojmë në lidhje me ligjin. Bashkia e Tiranës ka resurse shumë të mëdha, kështu që nuk ka qenë pengesë kjo për moskthimin e përgjigjeve. Duhet vazhduar të bëjmë kallëzim per shpërdorim detyre. Po tentojnë të trajtojnë shtetin si pronë personale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?