PD padit në SPAK Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi
PD padit në SPAK Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Padia ka të bëjë me skandalin e inceneratorëve.
Deputetja Ina Zhupa deklaroi sot se me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve PD arriti që t’u provonte shqiptarëve që Edi Rama u ka vjedhur 430 milionë euro.
“PD ka vite që denoncon aferën e inceneratorëve. Por me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve ne arritëm që t’u provonim shqiptarëve që Edi Rama ka vjedhur shqiptarëve 430 mln euro. Sot do t’ju sqaroj provat që PD ka paraqitur në një padi penale që do të paraqitet ditën e sotme në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e z.Engjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit, në shkeljet ligjore që janë me vetëdije të plotë në rolin e tij si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave”, deklaroi Ina Zhupa.