PD padit Ramën në SPAK: 23 milionë euro korrupsion për inceneratorin e Elbasanit
Pas padisë për inceneratorin e Tiranës, ditën e sotme Partia Demokratike ka paditur zyrtarë të lartë të qeverisë për inceneratorin e Elbasanit. Përfaqësuesit e PD, Çlirim Gjata dhe Endri Hasa dorëzuan sot kallëzimin penal në SPAK kundër Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Lefter Kokës dhe administratores së kompanisë që ka marrë paratë për projektin, Stela Gugallja.
Sipas PD, Stela Gugallja ka bërë ofertën për ndërtimin e inceneratorit me 23 milionë euro dhe qeveria i ka dhënë gjithë dokumentacionin dhe lejet brenda 1 ditë, duke shkelur kështu të gjitha ligjet për tenderat dhe buxhetin.
VIDEO/Deklarata e përfaqësuesve të Partisë Demokratike pas padisë në SPAK
Lexoni edhe….
- Çuditë e Inceneratorëve/ QKB zbulon skandalin, fituan miliarda sapo u krijuan
- Mafia e plehrave është “zemra” e Rilindjes. Pse SPAK akoma hesht për hetimet e inceneratorëve?
- Inceneratori i Tiranës: SPAK nis verifikimet, PD padit Ramën, Ahmetajn e të tjerë
- Gjata: Inceneratorët të hetohen si grup i struktuar kriminal
- Mafia e plehrave 30 mln euro për inceneratorin e Fierit, Malltezi: SPAK-ut i mjafton vetëm kjo FOTO