PD paralajmëron Pjetrin: Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!

Partia Demokratike e Shkodrës i ka kthyer përgjigje Valdrin Pjetrit, i cili u bë kryebashkiak nga votimet e 30 qershorit.

PD e paralajmëron Pjetrin se e pret burgu, pasi sipas saj shkodranët nuk pranojnë një trafikant droge si kryebashkiak.

Reagimi i plotë i PD-së, Shkodër:

Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente.

Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.

Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!

Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë!

Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!

Kartela e dënimit në Itali, reagon Valdrin Pjetri: Pres me padurim vendimin zyrtar shqiptar dhe italian.

SHKARKO APP