PD paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka paralajmëruar publikimin e përgjimeve të reja.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit deklaroi se deri ditën e shtunë kur do të mbahet protesta, opozita do të publikojë disa materiale se si bëhen trafiqet e drogës.
Debati në Komision
Balla: Nuk ka ndodhur ne bashke vend te be qe ka qene ne kete faze qe jemi ne qe te kete nje opozite si kjo
Spaho: Nuk ka pas nje minister te brendshem te lidhur me drogën (Nga PD)
Balla: Pusho ti, pusho. Ik e merru me tenderat e ilaceve
Spahia: Fol per drogen, fol per Fatmir Xhafen
Balla: Pusho, kur flas une ketu nuk flet njeri. Per Fatmir Xhafen do flas se po ju godet aty ku ju dhemb me shume. Ka vetëm një person qe quhet Sali Ram Berisha qe është regjisori
Balla-Bumcit: Te njëjtën procedure qe ndoqe ti per Izet Haxhine qe i dhe garanci shtetit…
Spaho: Deri ditën e shtunë do të keni përgjime të tjera ku do tregohen se si behën trafiqet e drogës.
KOHA JONË SONDAZH

