PD: Pengimi i seancave dëgjimore, precedent i rrezikshëm

Situata në dy komisionet parlamentare, ku dështuan seancat dëgjimore, nuk është përtypur nga Partia Demokratike.

Pak orë pas përfundimit të punës së këtyre komisioneve selia blu i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit pasditen e sotme ku përmes një kërkese zyrtare, ku i kërkon Kuvendit që të thërrasë urgjentisht mbledhjen e kryetarëve të grupeve dhe komisioneve parlamentare për të sqaruar këto ngjarje.  Shkak është bërë pengimi i seancave dëgjimore në dy komisione, në atë të Shëndetësisë dhe në atë të Mediave, të cilat u penguan nga mazhoranca.

Sipas opozitës, pengimi i këtyre seancave dëgjimore është një precedent i rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi sot në Kuvend një kërkesë për thirrje urgjente të Konferencës së Kryetarëve pas pengimit seancave dëgjimore në dy Komisione Parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni i Shëndetësisë dhe Komisioni i Mediave dhe Edukimit u penguan sot nga deputetët e maxhorancës për të zhvilluar dy seanca dëgjimore, përkatësisht me gazetaren Alida Tota mbi censurën në media duke i kushtuar asaj largimin nga detyra si drejtore Informacioni pranë një televizioni si dhe seanca dëgjimore me ministrin e Shëndetësisë.

Grupi Parlamentar i PD kërkon marrjen e masave nga Kuvendi për cënimin e së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Komisioneve Parlamentare në përmbushjen e detyrës së tyre. Pengimi i qëllimshëm i realizimit të seancave dëgjimore në Komisionet Parlamentare është një precedent i rrezikshëm kundër demokracisë parlamentare në Shqipëri ndaj Partia Demokratike do të kërkojë në Konferencën e Kryetarëve që ky veprim të mos përsëritet në të ardhmen”- thuhet në kërkesën e PD-së drejtuar Kuvendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?