PD i përgjigjet Ballës: Do të kërkojmë referendum për ndryshimin e hartës territoriale

Deputetja e PD, Dhurata Çupi i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se i qëndron hartës aktuale me ndarjen 61 bashki dhe 12 qarqe

Është tallje me qytetarët që duan ndryshim të hartës. Është tallje me partnerët që u angazhuan në proces. Është tallje me parlamentin. Është shpërdorim i taksave të qytetarëve, për një proces të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës.

Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vërtetë elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline. Kështu ka bërë në çdo zgjedhje. Kur ndryshoi hartën territoriale në 2015, kur ndryshoi në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor. Përgjigja e qytetarëve do të jetë referendumi. Ne do të kërkojmë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.

Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e zgjedhësve. As Edi Rama“, tha Dhurata Çupi para gazetarëve.

SHKARKO APP