PD: Përshëndesim eurodeputetët për angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës
Partia Demokratike përshëndeti sot publikisht deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE.
Përmes një deklarate për shtyp, ajo ka falenderuar gjithashtu eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës parlamentare.
“Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare. Partia Demokratike përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të BE për mbështetjen në vazhdim, të procesit të normalizimit të jetës parlamentare”, citon gjithashtu PD-ja.