PD: Po rritet pushteti i krimit

 

Partia Demokratike reagoi lidhur me pushimin e hetimit të çështjes ndaj punonjësit të policisë Roland Meta, i cili ekzekutoi një vrasës me pagesë.

Deputeti demokrat, Flamur Noka, në një prononcim për mediat, tha se pushimi i hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për ushtarin e Shullazit rrit pushtetin e krimit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Pushimi i hetimeve ndaj oficerit të dërguar nga Saimir Tahiri pranë bandës së Shullazit, për ngjarjen e rëndë të 5 janarit, tregon se deri në çfarë nivelesh alarmante ka arritur pushteti i krimit dhe pandëshkueshmëria e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ushtari i Shullazit, oficer i forcave speciale, ishte në vendngjarje për të ofruar shërbimet e tij, në funksion të bandës.

Emiliano Shullazit iu ofruan të gjitha lehtësitë nga qeveria, manipulimi i provave të ngjarjes, pritja me ceremoni në polici dhe shoqërimi nën kujdes të vecantë për në banesë, pa u hetuar asnjë minutë për ngjarjen e rëndë të përplajes së përgjakshme të bandave me të vdekur e të plagosur.

Dhënia dhe shtrirja e favoreve dhe lehtësive edhe për ushtarin e bandës së tij, është dysfish e rëndë. Sepse kjo konfirmon edhe një herë vënien e shtetit në shërbim të bandave.

Ky është akti i fundit i mbylljes pa asnjë përgjegjës, pa asnjë autor të luftës së armatosur të bandave në mes të Tiranës që tronditi pa kthim jetën e qytetarëve.

Ky është bashkëpunimi dhe ndarja e pushtetit mes bandave dhe qeverisë.

Bandat përdoren për punët e pisëta, për blerje votash e shantazh ndaj votuesve, për kërcënim dëshmitarësh, për kërcënim të kundërshtarit politik, dhe nga ana tjetër qeveria kthen nderin duke mbyllur çështjet për ta.

Ky është sundimi i krimit në nivelin më tragjik për vendin.

Nuk ka zgjidhje tjetër përveç përmbysjes së këtij regjimi që bashkëqeveris me bandat më të tmerrshme kriminale", tha Noka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?