PD: Policia nuk po kap vrasësin
Partia Demokratike akuzon Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, se ka neglizhuar masat policore që mun të çonin në kapjen e personit të akuzuar për vrajsen e një vëllai dhe plagosjen e tjetërit tre ditë më parë, në fshatin Shtëpezë. Palët në konfikt ishin kushërinj mes tyre dhe duket se sherri ka ardhur mbi kontrollin e parcelave të hashashit. Enkeljed Alibej, tha se “autori i vrasjes, Endri Lluka, një person me precedent penal, bridhte lirshëm me pistoletë në qytet dhe kërcënonte fshatarët e zonës ku dyshohet se kishte parcelat e tij me kanabis”.
Ai thotë se drejtuesit e PD në Gjirokastër i kërkuan sqarime drejtorit të Policisë së Qarkut përse nuk janë ngritur postblloqet, ndërsa ky i fundit” nuk u përgjigj si njeri i ligjit, por si levë e bindur e Tahirit, se ai nuk i jepte kujt llogari”.
I vrari së bashku me vëllain e plagosur janë të afërmit e Dashnor Alios, ish kryetarit të Komunës së Lazaratit. Vraësi është një kushëri i tyre
KOHA JONË SONDAZH

