PD: Presidenti nuk mund të kthehet në një mollë sherri

Emrin e Princ Lekës për të qenë President në Partinë Demokratike e dha deputetja Orjola Pampuri, e cila thotë se PS-ja nuk mund të pretendojë ti marrë të gjitha pushtetet. Ajo tha se është momenti për të folur me argumenta dhe se nuk duhet të shndërrohet çështja e presidentit në një mollë sherri mes palëve.

”Ne kemi një kushtetutë, patjetër që i shërben unitetit kombëtar, por jemi në demokraci dhe demokracia ka balancimin e pushteteve. Kemi një maxhorancë e cila është ilegjitime faktikisht, sepse nga raporti i OSBE ODIHR deri te të gjitha denoncimet tonë për tjetërsim vote, për blerje vote tashmë janë të vërtetuara.

Kemi një maxhorancë ilegjitime e cila nuk mund të pretendojë ti marrë të gjitha pushtetet dhe nuk mund të pretendojë tashmë të marri edhe presidentin. Një maxhorancë e cila ka shtrirë tentakulat nga Presidenti i Federatës deri tek Presidenti i Shqipërisë kjo është skandaloze pastaj. Kjo nuk mund të pranohet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?