PD prezanton kandidatin e Durrësit, Agron Gjekmarkaj: Rebelohuni përballë grabitjes

Partia Demokratike prezantoi këtë pasdite në Durrës, kandidatin e tyre për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, që prekin edhe këtë qark. Në garë PD është me Luan Hotin. I pranishëm në takim ka qenë edhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj i cili hodhi akuza edhe më të rënda, ku tha se Durrësi nuk meriton të jetë peng i mafies dhe se qytetarët duhet të rebelohen përballë grabitjes.

“Unë shoh se sot keni ardhur për kryetarin e ri të bashkisë së Durrësit. Shoh njerëz të mirë për njeriun e ndershëm. Nuk ka një qytet të dytë ku e shëmtuara dhe e bukura të rrinë krah për krah.

Sot për këtë qytet flet Gjush akullorja. Ju ftoj sot të mbështesni kandidatin më të mirë që PD kishte për këtë qytet. Ju bëj thirrje të mos keni frikë, ata duhet të rebelohen përballë shëmtisë dhe grabitjes që i bëhet qytetit. Durrësi nuk mund të jetë peng i akullores, bëjani këtë nder Durrësit”.

SHKARKO APP