PD prezanton programin, Berisha: Dua të tejkaloj “Berishën 1 dhe 2”

PD ka prezantuar programin elektoral për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sali Berisha ka shprehur mirënjohje për të gjithë delegatët dhe drejtuesit e qarqeve. Kreu i PD-së tha se projekti është aq madështor sa PS që ka 12 vite në pushtet i vodhi programin.

“Ky Kuvend është i një rëndësie historike, jo vetëm për PD dhe aleatët e saj, por ky Kuvend është i një historie historike për Shqipërinë, për shqiptarët, për transformimin e saj për dekadat që vijnë. Ndaj edhe njëherë shumë mirënjohje për ju.

Mirënjohje dhe falënderim të veçantë kam unë për kryetarin e qarkut të Tiranës, zotin Belind Këlliçi, kandidatët e kryeqytetit dhe delegatët e këtij qyteti të bekuar. Për zotin Oerd Bylykbashi, kryetar i qarkut të Durrësit, kandidatët dhe delegatët, anëtarët dhe simpatizantët tanë të këtij qarku. Për zotin Tomorr Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit, kandidatët e këtij qarku, delegatët e tij dhe mbarë qytetarët e Elbasanit. Për zotin Gazment Bardhi, udhëheqës politik i qarkut të Fierit, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD dhe opozitës shqiptare në këtë qark. Për zotin Bujar Leskaj, udhëheqës politik i qarkut të Vlorës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, mbarë qytetarët e Vlorës. Për zotin Agron Gjekmarkaj, kandidatët dhe delegatët e qarkut të Lezhës, mbarë qytetarët e Lezhës, mbështetës të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zotit Luçiano Boçi, udhëheqës politik i Shkodrës, Rozafa e lirisë, kandidatët e këtij qyteti, delegatët dhe mbarë qytetarët e Shkodrës. Për zotin Ivi Kaso, kandidatët dhe delegatët e qarkut të Korçës, në të cilin Ivi Kaso është udhëheqës politik. Për zotin Tritan Shehu, udhëheqës politik i qarkut të Gjirokastrës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku. Për zotin Xhelal Mziu, udhëheqës politik i Dibrës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, qytetarët e këtij qarku, mbështetës të palëkundur të PD. Për zotin Flamur Hoxha, udhëheqës politik i qarkut të Kukësit, kandidatët, delegatët dhe mbështetësit e opozitës shqiptare në këtë qark.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miqtë e mi, dy ditë Shqipëria përjeton një festë të vërtetë. Përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit. Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë. Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar. Asnjë nuk gënjehet. E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi. Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj. Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet.

Ditën që u riktheva për të mbrojtur demokracinë, mora një vendim. Unë nuk u ktheva për luks apo për post. Iu ktheva betejës për dinjitet. Vendosa të bëj çdo gjë për një trashëgimi të re të PD, opozitës shqiptare, konservatorëve shqiptarë. Kërkoja që Berisha i tretë të tejkalojë të parin e të dytin. Dhe kjo diçka duhet t’iu japë përgjigje halleve të shqiptarëve. Arsimi është rrënuar, shëndetësia është shkatërruar. 45% e shqiptarëve kanë ikur. Prandaj gërmuam në histori për të parë çfarë programesh kanë përdorur vendet pas diktaturave”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?