PD propozon: Energji falas për të varfrit deri në 150 kWh. PS: Do të abuzohet
Partia Demokratike ka paraqitur sot një propozim për të mbështetur me energji falas familjet e varfra në vend në masën 90 kilovatorë në verë dhe 150 kilovatorë në dimër.
Propozimi u paraqit në Komisionin e Ekonomisë nga deputeti Gerti Bogdani, por nuk ka marrë vëmendjen nga mazhoranca. Kreu i Komisionit, Erion Braçe, tha se drafti duhej t’i dërgohej Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale, paraprakisht, kurse deputetë të tjerë të majtë thanë se ai mund të krijojë precedent pëer abuzim, ashtu siç ndodhi me “fashën” 300 kilovatorë.
Bogdani tha se “projektligji që ne sollëm sot në Komision është një mbështetje për familjet më në nevojë. Ai parashikon energji falas për 82 mijë familje. Kostoja është mëse e përballueshme për shtetin me një vlerë 9 milionë USD.” Ai u mbështet nga Edmond Spaho që theksoi se familjet në nevojë duhen përkrahur si dhe nga Ridvan Bode që vuri në dukjese se “shteti tashmë i ka harruar shtresat në nevojë. Fatura e këtij projektligji për shtetin nuk është më e lartë se 500 milion lekë.”
Ky eshte veprimi me i drejte qe ka bere PD-ja dhe duhet miratuar patjeter sepse eshte krim se si lihet pa drita familjet e varfera ne vend.
KOHA JONË SONDAZH

