PD: Protesta në “Astir” do vijojë deri në tërheqjen e qeverisë
Partia Demokratike deklaron se protesta e banorëve të “Astir” do të vijojë deri në momentin që qeveria do të tërhiqet nga projekti i Unazës së Re që shemb banesat e tyre.
Në profilin zyrtar të PD në Facebook ku protesta e banorëve është transmetuar live gjatë ditës së sotme, njoftohet se përshkallëzimi i protestave do të vazhdojë edhe në ditët e tjera.
“Protesta e banorëve të Unazës së Re nuk ndalet. Sot banorët kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke djegur goma dhe bllokuar trafikun. Protesta e tyre do vijojë deri në tërheqjen e qeverisë nga projekti korruptiv i ndërtimit të Unazës së Re dhe shembjen e shtëpive të tyre”,- thuhet në njoftimin e PD.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/213256362948832/