PD protestë para Kuvendit kundër Metës (FOTO)

Partia Demokratike ka vijuar sot protestat për largimin e Ilir Metës, edhe pse prokuroria thotë se skenari i vrasjes së Tom Doshit dhe Mhill Fufit ka qenë një sajesë.

Por, kërkesës së largimit ë Metës, tashmë PD i ka shtuar edhe disa kërkesa të tjera ekonomike.

Këto i bëri me dije deputeti Edmond Spaho.

Ne vazhdojmë të protestojmë për gjendjen e vështirë ekonomike, për rritjen e taksave, çmimit të energjisë elektrike, karburantit.

Protestojmë për mosrritjen e pagave dhe pensioneve. Të gjitha origjinën e kanë nga kjo qeverisje kriminale.

Ngjarjet e ditës së premte treguan se kësaj histori nuk do ti shkohet deri në fund, që ajo po manipulohet.

Qëllimi i qeverisë është që ta mbyllë atë.

Kanë vendosur të sakrifikojnë dy ushtarë të krimit, për të shpëtuar gjeneralët, urdhërdhënësit.

E gjithë kjo histori tregon të drejtën e Partisë Demokratike për procesin e dekriminalizimit.

Është një proritet të largojmë kontigjentet kriminale”, tha Spaho.

SHKARKO APP