PD proteston kundër ndërtimit të parkut tek liqeni. Media mbyllin ekranet
Censurë e plotë, terr informativ nga mediat kryesore në vend. Në veçanti nga mediat që raportojnë lajme çdo minutë. Protesta e shoqërisë civile dhe PD-së ka filluar në orën 19.00, por asnjë media nuk ka transmetuar lajmin e saj, live as qe nuk flitet.
Mijëra qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë tek liqeni për të bllokuar betonizimin e parkut, mediat ndërkohë heshtën. Treguan kronika me tranguj, me Obamën por edhe hallet e kongresit, për protestën heshtje totale.
Në rresht pas Erion Veliajt të gjithë. Kjo flet jo pak për klientelizmin e tyre. Të gjithë kanë halle tenderash dhe lejesh ndërtimi, këta nuk janë botues dhe pronarë mediash, por ushtarë interesazh klienteliste dhe korruptive, raporton Citynews.al
KOHA JONË SONDAZH

