PD-PS, garë për PAA. Basha: Na rrini besnikë. Balla: Rama ju fton në koalicion. Duka: Jemi “Ok”

Konventa e Partisë Agrare Ambientaliste bëri bashkë të majtë e të djathtë, ku foltorja shërbeu për të hedhur akuza apo edhe për të përcjellë porosi e ftesa për koalicion. Lulzim Basha e ftoi aleatin e tij Agron Dukën që t’i qëndrojë besnik bashkëpunimit të tyre ndër vite por në mungesë të kryeministrit Edi Rama, porosinë dhe ftesën për t’ju rikthyer të majtës, zotit Duka ia bëri Taulant Balla. I derguari nga Partia Ssocialiste zgjodhi të largohej nga salla kur Basha mori fjalën.

“Aleanca jonë është e hapur dhe jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike dhe të përfaqësojmë çdo shqiptar që qëndron dhe lufton për këto vlera. Ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare, një thirrje mbi formacionet tona politike. Është një thirrje e shoqërisë, e Shqipërisë që kemi për detyrë t’i përgjigjemi. Sot e gjithë Shqipëria është në emergjencë kombëtare, hashashi ka zëvendësuar kultura bujqësore dhe fatkeqësisht është ekonomi kryesore e Shqipërisë sot. Nuk i la shqiptarët të votonin, nuk la as socialistët të votojnë brenda partisë së tij dhe hyri brutalisht me kriminelë në zgjedhjet në universitete. Oferta e vetme është droga, kur dhunon votën, kur e ble atë me paratë e kanabisit dhe korrupsionit nuk e ke kurrë vullnetin e popullit”, tha Lulzim Basha, kreu i PD-së.

Taulant Balla qëndroi në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe shtyu diskutimin e tij me disa minuta, i cili sipas programit të lajmëruar ishte direkt pas Bashës. Pasi Basha mbaroi fjalimin Taulant Balla u rikthye në sallë, duke shmangur jo vetëm takimin por edhe shikimin me rivalin politik. Deputeti socialist kishte një mesazh nga kryeministri Rama për agrarët e drejtuar nga Agron Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndes konventën tuaj me bindjen se do të jetë e fundit që e gjen PAA në koalicion me PD. Dua të përcjellë përshëndetjet e zotit Rama, që më porosity tju them se në Kolonjë do të jemi të detyruar të fitojmë për ti thënë PD se përballë nesh nuk fitoni dot. Kjo do jetë humbja e rradhës e PD, jo e PAA-së. vendi juaj është në krah të fituesve dhe jo me humbësit. Suksese pas 20 nëntorit”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agron Duka, më herët kishte rikonfirmuar aleancën me të djathtët: “Bashkëpunimi me PD është në rritje të vazhdueshme. Flm zotit Basha….”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?