PD publikon pamjet: Banditët e PS thyejnë me dhunë në KZAZ Shkodër, policia nuk i ndalon
Top Channel publikon pamjet e sulmit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, e përcaktuar si KZAZ. Godina mbahej e mbyllur për shkak se është në pronësi të bashkisë së Shkodrës. Partia Demokratike reagoi për ngjarjen dhe akuzoi nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, se ka qenë në krye të këtij sulmi.
Në video shihet se si disa efektivë të policisë përpiqen të bindin personat që të tërhiqen nga shkatërrimi i qepenit të KZAZ-së, por në fund ata që janë tërhequr kanë qenë efektivët. Edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila komentoi drejtpërdrejtë në emisionin ‘Open’ këto pamje, tha se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duhet të ndihet i turpëruar.
Berisha ka postuar këtë denoncim në rrjetin social:
Denis Harusha me bandite te PS thyen pallatin e sportit ne Shkoder. sb
Pershendetje Doktorr …
Sapo thyen pallatin e sportit ne shkoder militantet e Ps denis harusha nipi i deputetit luan harusha me 20 persona
“Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion I ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi I ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu”, denoncoi Partia Demokratike sot në mbrëmje.
Në video shihet se në vendngjarje janë 4 makina
Një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz CLS me targë AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha.
Lexoni edhe…
- Mesazhi i Palmer për Ramën, Gjiknurin, Dakon, Manjën: Akuzat për vjedhje të zgjedhjeve janë serioze, do hetohen
- Berat Buzhala, Ramës: Pushteti jot ka nevojë për viktima. Ti do gjak
- Jemi në prag të legalizimit të diktaturës. Betejë për rivendosjen e rendit kushtetues
- Presidenti Meta: Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve, 13 tetori
- Mashtrimet e Edi Ramës për 30 qershorin
- Ambasada gjermane: Dënoni krimin e zgjedhjeve të vitit 2017
- Shqipëria është në kaos. Roma të ndërhyjë, kemi përgjegjësi politike e historike
KOHA JONË SONDAZH

