PD publikon përgjimet: Rama dhe Berisha janë njësoj, koordinohen përmes Ulsiut të dosjes 184

Partia Demokratike ka akuzuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e qeverisë Edi Rama së “janë njësoj”.

PD ka publikuar në rrjetet sociale një video ku duket Berisha në foltoren e Kuvendit dhe Rama pas tij merr fjalën, duke “i rënë” në shpatulla. “Në këto zgjedhje Berisha dhe Rama jane bashkë”, theksohet ne video, ndërkohë aty janë publikuar dhe një pjesë nga përgjimet e Bild për zgjedhjet në Dibër.

Ata koordinohen përmes Ulsiut të dosjes “184”, thotë PD.

Postimi i plotë i PD

Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.

SHKARKO APP