PD publikon videon: 5 kryebashiakët e PS, maja e ajsbergut e lidhjeve të Ramës me botën e krimit
Përmes një video të postuar në facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, thotë se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor i krimit në politikë. Për Bardhin, 5 kryebashkiakët e rinj të PS-së, janë trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës dhe që sipas tij, janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës me botën e errët të krimit.
Postimi i plotë
Edi Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë. 5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin. Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës. #KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama