PD publikon videon e Ramës: Ky burri ka hyrë në karantinë mendore

Partia Demokratike ka postuar videon e Edi Ramës në Vlorë, ku deklaroi se Shqipëria nuk ka asgjë mangut në mjetet e përballimit të COVID nga Turqia, Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia.

“Ky burri ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore. Sikur të dilte pak fare nga bota e tij virtuale dhe ta shihte Shqipërinë me sytë e të varfërve, mjekëve, mësuesve, prindërve, nuk do të bëhej gazi i botës.

Mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja! Do të dëgjoni pa fund nga këto deri më 25 Prill”,- thuhet në reagimin e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?