PD publikon videon: Kandidati i Dibrës është poshtërim që Berisha u bën demokratëve

Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat e konsideron kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Dibër një poshtërim që Berisha u bën demokratëve.

Sipas PD, Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, duke vënë në dukje se ai është bashkëshorti i prokurores që sipas selisë blu mbrojti Edi Ramën duke mos hetuar dosjen 184.

Reagimi i plotë i PD

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.

Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë.

Po zgjodhe Sali Berishën e Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën.

SHKARKO APP