PD: Punime sa për të dalë Rama në TV. Sapo ikën ai, nuk punon njeri!

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme, propagandën në projektet e rindërtimit. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa shprehet se aty ku shkon kryeministri shkojnë dhe mjetet e rëndë, por se sapo fiket regjia, puna ndërpritet. Zhupa ka publikuar disa foto ku qartazi duket se pas aktivitetit të kryeministrit në sheshet e rindërtimit ndërpritet puna.
“Përtej transmetimeve me regji qendrore, në gërmadhat ku shfaqet nuk punohet më. Sapo fiken kamerat, punëtorët ikin dhe makineritë heshtin. Kështu ndodhi në shkollën Sami Frashëri, dhe po kështu sot në rrugën 5 maji ku u prezantua në 3D kompleksi i banimit”, shkruan Zhupa.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?