PD qëndron në seancë vetëm 15 minuta

Deputetët e Partisë Demokratike kanë qëndruar vetëm 15 minuta në sallën e Kuvendit, ndërsa Eduard Halimi bëri të njohur qëndrimin e grupit më të madh parlamentar të opozitës jo për të bojkotuar Kuvendin, por për të protestuar deri në dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Duke iu referuar faktit që kryeparlamentari Ilir Meta nuk u ndodh në seancë për shkak të vizitës zyrtare në Zvicër, deputeti demokrat Eduard Halimi tha se kjo është hera e dytë që sipas tij Meta i fshihet qytetarëve.

Rasti i parë sipas Halimit, është mbyllja e seancës së shkuar në vetëm 12 minuta, sipas tij nga frika e përballjes me qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarë që janë mbledhur jashtë parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit në ikje të parlamentit. Dy javë më parë Meta e mbylli parlamentin për 12 minuta nga frika se do të përballej me qytetarët, nga ata mijëra që ishin mbledhur në shesh, për të kërkuar dekriminalizimin e kuvendit, largimin e Metës. Sot kryetari në ikje i është fshehur sërish qytetarëve”, tha Halimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Kuvend ka munguar Meta, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Zvicër, por edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili duket se nuk ka preferuar të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit.

Berisha ka preferuar që fjalimin e rradhës ta mbajë jashtë Parlamentit, ku ka bërë thirrje për revolucion demokratik paqësor.

“Ilir Meta ka pushtuar Kreun e Kuvendit, ndërsa Mark Frroku është lidhja më e zezë e këtyre ngjarjeve”, akuzoi Berisha.

Ai shtoi se Meta duhetj të shkonte para Prokurorisë si të gjithë deputetët e tjerë që s’kanë imunitet, por ai nuk e bën këtë pasi ka frikë.

Ndërkohë në mjediset jashtë Parlamentit, disa dhjetra mbështetës të opozitës kanë vijuar protestën nën thirrjet “Meta ik”, “Ilir Meta ka mbaru” apo “Ilir Meta, kriminel”. Protestuesve herë pas here i janë bashkuar depurtetët e PD-së, ndërsa pas largimit nga punimet e seancës, të gjithë ligjvënësit demokratë i janë bashkuar protestuesve.

Protestuesit kanë bllokuar hyrjen kryesore të Parlamentit, aty ku deputetët do të duhet të kalojnë për të nisur punimet e seancës së sotme plenare.

Përpara nisjes së seancës parlamentare, Grupi Parlamentar i PD-së zhvilloi një mbledhje të shkurtër, e cila u drejtua nga Edi Paloka. Ky i fundit  iu bashkua protestuesve duke mbajtur një fjalë para tyre. Paloka u kërkoi të mos ndërprisnin protestën e tyre, pasi më tej do t’i bashkohen edhe deputetët e opozitës. Kjo sipas Palokës, pasi të mbanin një fjalë të shkurtër në sallën e Parlamentit.

“Ne i kemi kërkuar metës vetëm një gjë më të thjeshtë më minimalen, jep dorëheqjen dhe dil para drejtësisë, Meta ik. Ka dy javë që praktikisht ky parlament nuk funksionin, një javë më parë përballë forcës së qytetarëve ata e mbyllën parlamentit për 12 minuta, edhe sot ai nuk është në Parlament, por ne kërkojmë që ai të ikë të japë dorëheqjen. Do ikim në Parlament, do të mbajmë një fjalë aty dhe do të kthehemi shumë shpejt, prisni. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ky shtet të marrë të ardhmen e fëmijëve tanë, ju faleminderit do të kthehemi shumë shpejt”, tha Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?