PD: Qeveria po favorizon biznesin e deputetit të PS

Partia Demokratike ka denoncuar sot atë që e ajo e quan favorizim klientelist për deputetët e mazhorancës.

Në një prononcim për mediat nga selia blu, deputeti Gjergji Papa, tha se në Hudënisht po prishen pronat e ligjshme të qytetarëve për të pastruar terrenin për fshatin turistik të deputetit dhe kryetarit të PS-së së Pogradecit.

Deklarata e plote:

Shembja e pasurisë së 53 familjeve në Hudenisht, në kundërshtim me ligjin, pa procedurë, në shkelje të të drejtës themelore të pronës, bëhet për arsye klienteliste e korruptive të Edi Ramës.

Shtëpitë, hotelet, dhe pasuritë e qytetarëve, po prishen për t’i hapur rrugë investimit, fshatit turistik të kryetarit të Partisë Socialite për Pogradecin dhe deputetit të Edi Ramës, Ilir Xhakolli.

Ja pra kush është e vërteta.

Kemi këtu vendimin për dhënien në përdorim të tokës që i jep të drejten deputetit të Edi Ramës për të ndërtuar një ambjent per aktivitet turistik me sipërfaqe 45 mijë metra katrorë.

U prishet me dhunë prona e ligjshme qytetarëve, pa paraqitur asnjë shkresë zyrtare, për të pastruar terrenin për biznesin e qeveritarëve.

Njeriu i Edi Ramës jo vetëm e do gjithë Hudenishtin për vete, por nuk do as konkurencë.

Ky rekord korruptiv, ku dëbohen qytetarët e vendit nga pronat e tyre të ligjshme, për të favorizuar biznesin e Kryeministrit dhe deputetit të tij, po ndodh sot ditën për diell në sytë e qytetarëve.

Kjo është oligarkia në veprim, që merr përvetëson pasurinë publike, shkatërron pasurinë e qytetarëve, që nuk ndalet para asgjëje për interesat personale.

Edi Rama refuzoi në mënyrë të përsëritur të dëgjonte zërin e banorëve të Hudenishtit, që kanë investuar mundin e djersën e jetës, refuzoi të dëgjonte padrejtësinë që po u bëhej.

Po ja ku del e vërteta. Nuk kemi të bëjmë thjesht me arrogancën e zakonshme, me armiqësinë që kryeministri tregon ndaj qytetarëve. Por kemi të bëjmë me biznesin e tij dhe të deputetit të tij.

Ky korrupsion tronditës, nuk do të lejohet.

Ne ftojmë qytetarët ta kundërshtojmë me cdo mjet.

Partia Demokratike do të jetë në krah të tyre, dhe zotohet publikisht se do të mbrojë të drejtat e tyre deri në fund.

E keqja do të ndalet.

Askush nuk do të gëzojë frytet e zullimit më të pashembullt të Edi Ramës dhe klientelës së tij.

SHKARKO APP