PD: Rama e Tahiri e kanë kthyer Shqipërinë në republikë të drogës
Kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, janë vënë sërish në qendër të akuzave të opozitës, e cila thotë se ata e kanë kthyer vendin në republikë të drogës.
Sipas Partisë Demokratike kultivimi i kanabisit po njeh rritje në ato zona ku e majta fitoi me kandidatë të proceduar për trafik të lëndëve narkotike, veçanërisht në Krujë, Tepelenë e Malësi të Madhe.
Gent Strazimiri – Deputet i PD: “Fakti është se kultivimi masiv në çdo cep të vendit ndodh me bekimin e qeverisë, me lejimin e këtij biznesi kriminal për kapot e lidhur me mazhorancën. Bie ne sy veçanërisht lulëzimi i madh i drogës në territoret e bashkitë ku kanë marrë pushtetin trafikantët e njohur, si në Krujë, Tepelenë, Malësi e Madhe. Në shumë territore, tashmë, janë zgjedhur baronët lokalë, të përzgjedhurit e të besuarit e Edi Ramës. Nuk ka dyshim se frymezuesi kryesor i kësaj fushate droge është vetë Kryeministri, arsyeja, motivi dhe rezistenca ndaj dekriminalizimit, megjithë denoncimet me emra nga ana e partnerëve ndërkombëtare”.
Sipas opozitës, kultivimi masiv i kanabisit po damkos vendin duke e futur në një spirale, pas së cilit fshihen klane kriminale të lidhura me qeverinë.
Policia e Shtetit javët e fundit ka raportuar për zbulimin e mijërave rrënjë kanabis në dhjetëra parcela të kultivuara në Veri dhe në Jug të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

