PD: Rama i tmerruar nga humbja e pushtetit, kërkon heqjen e koalicioneve (VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në facebook, thotë se loja e kryeministrit Edi Rama është që të heq koalicionet parazgjedhore dhe këtë ai e lidh me tmerrin që sipas tij ka kreu i qeevrisë nga humbja e pushtetit.
”Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore”.
Postimi i plotë
Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës. Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.
Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur.
Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore.
Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!