PD: Rama ka tradhtuar socialistët, u ofron për deputetë trafikantë droge dhe për ministra u nxjerr disa të korruptuar

“Me plehrat në krah”, kështu thotë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga inceneratori i Fierit ku mblodhi strukturat e PS-së në kuadër të nismës së çuditshme “Deputeti që duam”. Bardhi shprehet se Edi Rama në një orë fjalim përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër i lodhur, i vjetruar, pa ide dhe pa bilanc. Në këtë kontekst, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së shprehet se Edi Rama ka tradhtuar socialistët, teksa u ofron atyre për deputetë trafikantë droge dhe për ministra u nxjerr disa të korruptuar.

“Një orë fjalim përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër i lodhur, i vjetruar, pa ide dhe pa bilanc. Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

Socialistëve u ofron PËR DEPUTETË trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; PËR MINISTRA u nxjerr disa të korruptuar, klientë të vetët, shoqet e gruas, burrat e ish-grave të veta e plot anonimë të tjerë personalë që nuk dinë ku bie dera e PS; PËR DREJTORË u çon një çetë hajdutësh e injorantësh.

Që kur ka ardhur në pushtet, ka zbatuar këtë model fyes për socialistët, duke mos i përfshirë kurrë ato në vendimmarrjen e partisë së tyre. Kjo është arsyeja pse socialistët, si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të të gjitha bindjeve politike, nuk do ta votojnë Edi Ramën.

Socialistët nuk janë dele që një mashtrues dhe besëprerë si Edi Rama t’i marrë ata zvarrë, duke i sakrifikuar që ai me bandën e vet të hajdutëve të mbushin xhepat. Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 Prill do ta refuzojnë masivisht modelin e Komitetit të Hajdutëve të Rilindur”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

SHKARKO APP