PD: Rama po shet INSIG-un te Gaz Demi dhe Gon Papuli
Fituesit e tenderit për privatizimin e kompanisë INSIG janë të paracaktuar.
Ata janë Agron Papuli dhe Gaz Demi.
Të paktën kështu pretendon Partia Demokratike, e cila përmes zëdhënëses Ina Zhupa e ka denoncuar këtë aferë.
Sipas PD-së kryeministri Rama është duke futur në kthetrat e tij një tjetër pasuri publike.
“Kompania e sigurimeve INSIG, pritet të privatizohet dhe pronarët e rinj janë paracaktuar. Procedurat do të jenë të kota e pa vlerë, pasi ky aset shtetëror me vlerë dhjetra milionë euro, do ti jepet miqve të kryeministrit.Pronarët e rinj të INSIG pritet të jenë Gon Papuli dhe Gaz Demi; njëri ndërtues i sarajeve private të Edi Ramës në Dardhë e në Durrës, tjetri me lidhje të forta e së fundmi në ortakëri me Olsi Ramën në biznes.Ky është një skandal, një akt korruptiv, me fitues të paracaktuar, pjesë e mendësisë së Edi Ramës për të marrë e plaçkitur, për të ndarë me miqtë çdo pasuri publike. Me dhjetra koncesione e privatizime të kësaj natyre, po bëhen cdo ditë nga Edi Rama me pasuritë e paratë e shqiptarëve. Eshtë koha, është ora që shqiptarët të reagojnë,” tha Zhupa./LAPSI.AL/
KOHA JONË SONDAZH

