PD: Rama të falë kamatvonesat dhe të reduktojë TVSH me 14 %
Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj vendimit të bërë publik një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama për pezullimin e faturave afrofe të energjisë elektrike të vendosura ndaj konsumatorëve dhe mbifaturimeve të kryera nga kompania CEZ.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka theksoi se problemi i faturave të padrejta, abuzive, problemi i mbifaturimit është shumë herë më i madh. Paloka akuzoi Kryeministrin se ka rritur çmimin e energjisë me 25 përqind për pjesëm më të madhe të popullsisë dhe se gjatë kësaj periudhe janë shtuar faturimet abuzive.
“Ai nuk pranoi të falë kamat vonesat. Ai solli errësirën dhe kërbacin mbi njerëzit e pamundur, mbi ata që nuk kanë mundësi financiare se nuk kanë të ardhura, nuk kanë një vend pune. I fali apo ndau me kompaninë CEZ 600 milionë euro, detyrime të njohura nga pala ceke. Ia la në menaxhim pasurinë publike debitorëve e hajdutëve të pashembullt të energjisë. Dhe në pikun e fatkeqësisë natyrore, kreu aferën e shitjes së energjisë nga kesh dhe blerjes së po kësaj energjie, dy herë me shtrenjtë nga OSHEE, vetëm që të përfitonin klani i tij bashkë me të, të paktën 4 milionë euro. Këto janë përvojat, punët konkrete të Edi Ramës me energjinë”, tha kreu i deputetëve demokratë.
Sipas tij, dje Kryeministri thjesht bëri të ditur se ka vendosur të zbatojë një vendim të ERE, të marrë kohë më parë. Por problemi i faturave të padrejta, abuzive, problemi i mbifaturimit është shumë herë më i madh. Paloka theksoi se qytetarët sot kërkojnë falje të kamatvonesave mbi faturimet abuzive, shqyrtim të menjëhershëm i të gjithë ankesave të qytetarëve, ulje e çmimit të energjisë me reduktimin e TVSHsë, me 14 përqind, siç pati premtuar vetë kryeministri. Sipas tij, nëse Rama nuk i merr parasysh këto kërkesa atëherë Partia Demokratike do të jetë në krye të protestës, derisa të bëhet drejtësi.
“Lajmërimi që bëri dje Edi Rama për anullimin e një pjese të vogël të faturave arbitrare të energjisë, ishte i sforcuar dhe nuk ka këtu asgjë për të bërë shpëtimtarin. Trajtimi me shpejtësi i ankesave të qytetarëve për mbifaturim, për penalitete të padrejta ndaj tyre, ka qënë një nga kërkesat e përsëritura të opozitës. Konkretisht, Partia Demokratike, me 2 dhjetor kërkoi publikisht; të mos ngrihet cmimi i energjise elektrike të bëhet e mundur pagesa me këste e borxheve të prapambetura të falen kamatvonesat e debitorëve të energjisë elektrike të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimeve me faturën e energjisë nga ana e shtetit, pezullimin e pagesës së faturave për të gjitha rastet për të cilat ka ankimim për mbifaturim pezullimin e menjëhershëm të këtyre faturave dhe mos ndërprerjen e energjisë për qytetarët ngritjen e një sistemi të verifimit të shpejtë të qindra mijë ankesave të akumuluara Këto kërkesa të qarta e të drejta erdhën nga protesta masive e 22 nëntorit. Nuk është pra një zgjedhje e Edi Ramës. Ai deri më tani ka zgjedhur të kundërtën e faljes, amnistisë, apo shqyrtimit të ankesave të qytetarëve”, theksoi Paloka.