PD: Ramën e presin protestat

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot protesta ndaj qeverisë, pas vendimit për rritjen e ccmimit të energjisë elektrike. Deputeti Luçiano Boçi tha sot se “Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë rritjen e çmimit të energjisë. Përndryshe do të përballet me protestat më masive dhe të fuqishme që ka njohur ndonjëherë vendi”.

Bocci u shpreh se rritja e çmimit të energjisë elektrike tashmë është një fakt. “Rama, çuditërisht harroi premtimet e tij në 2013, për ulje të ndjeshme të çmimit të energjisë. Ai  harroi gjithashtu premtimet për ndihmë emergjente ndaj familjeve që nuk kanë mundësi ta paguajnë energjinë, për skema lehtësuese dhe mosnjohje të faturave abuzive. Të gjitha u harruan. Ndërsa sot, e vërteta është që përfundimisht çmimi u rrit dhe kjo rritje do të na prekë të gjithëve”,- tha ai.

Bocci u shpreh se rritja “do të prekë në radhë të parë 76% të konsumatorëve të cilët që nga 1 janari do të paguajnë 24% më shtrenjtë energjinë e tyre. Nga 7.7 në 9.5 l/kë/muaj, pa llogaritur edhe shtesën 20% të TVSH-së. Këto janë shtresat më të prekura të popullatës, dhe paratë për të paguar rritjen e çmimit do t`i heqin nga ushqimi dhe veshmbathja për kalamajtë dhe familjarët e tyre. Kompensimi i premtuar i qeverisë është qesharak kundrejt nevojave të vërteta të kësaj shtrese”.

SHKARKO APP