PD-Ramës: Kryebashkiaku i Pukës i akuzuar për vrasje në tentativë në ’97-ën? Reagon Gjonaj

Për Partinë Demokratike përurimi i murit të kujtesës pranë Ministrisë së Brendshme nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri Saimir Tahiri, është një veprim hipokrit. Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji u shpreh se nuk ka armik më të madh për policinë se një kryeministër që vesh krimin me pushtet e që ndan pushtetin me krimin.

“Edi Rama përuroi dje murin e kujtesës për policët e rënë në krye të detyrës, ndërkohë që ka bërë deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë e shefa të rëndësishëm trafikantët, tutorët, vrasësit e banditët, pikërisht të inkriminuarit me të cilët dëshmorët e policisë kanë luftuar. Para se të kryente këtë akt hipokrizie, Edi Rama ishte në Pukë. Ne kemi disa pyetje sot, që i kanë të gjithë banorët e asaj zone në fakt; a ka qënë kryetari i tij i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj i akuzuar për tentativë vrasje ndaj shtetasit Gj.N, në vitin 1997? A ka qënë po ky kryetar i Ramës, i dënuar për kontrabandë në Lezhë? A ka dijeni Rama që zona Luf-Qerret, ku Edi Rama ishte bujtës në kafen e Arben Frrokut është e mbushur me kanabis dhe ruhet nga shoferi i kryetarit të Bashkisë? A ka dijeni Rama që e gjitha kjo bëhet nën kujdesin e nën mbrojtjen e shefit të komisariatit Hamdi Shullani?”, u shpreh Salianji.

Ai ka shtuar se, “ndërkohë që Edi Rama luante teatër me policinë dhe të rënët në krye të detyrës, mediat raportonin se eskobari i Ballkanit, Klement Balili festonte në një dasmë në Sarandë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Feston i kërkuari nga policia e gjysmës së Europës dhe DEA amerikane, se ka mbrojtjen e Edi Ramës. Ky inkriminim i pushtetit, kjo mbrojtje e krimit, ky kanabizim i vendit është armiku më i madh i policisë dhe i shqiptarëve. Është koha që shqiptarët të bashkohen e të mbrojnë vendin, të mbrojnë të ardhmen e tyre nga krimi, nga bandat, nga trafikantët, nga karteli i drogës së Edi Ramës. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, ka përfunduar Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtyre akuzave të Partisë Demokratike përmes Salianjit, ka reaguar kreu i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj.

Gjonaj është shprehur se në respekt të pukjanëve është i detyruar të reagojë duke i kërkuar PD që t’i gjejë përgjigjet tek organet e drejtësisë.

“Po reagoj në respekt të pukjanëve që më votëbesuan, jo për PD. Ftoj PD të marrë përgjigjet e kërkuara tek organet e drejtësisë. Pukjanet më njohin mirë dhe e dinë nëse jam i lidhur me krimin. Akuzat e përsëritura të PD janë indinjim për investimet e siguruara për Pukën. Shpifjet e PD nuk më pengojnë të ec përpara për të kapur kohën që ata ja humbën Pukës”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?