PD: Raporti sekret italo-gjerman konfirmon lidhjen e Edi Ramës me drogën

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se një raport sekret i partnerëve tanë konfirmon se njerëzit e qeverisë janë në krye të biznesit të drogës.

“Raporti sekret i shërbimeve italiane dhe gjermane i publikuar në media, konfirmon denoncimet e përditshme të Partisë Demokratike dhe thekson se njerëzit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, janë menaxherët e kanabisit dhe vjelin taksën 30 përqind për cdo rrënjë të mbjellë.

Raporti sekret dëshmon se e gjithë shqipëria është kthyer në fermën e madhe të hashashit të Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzit e tij të besuar që janë drejtuesit e Policisë në cdo qark, si Nallbati në Fier,  Jeart Cela në Vlorë, Lleshi në Berat, Cullhaj në Durrës, Lenja në Lezhë, Targaj në Dibër, Alban Cela në Shkodër, Hodaj në Tiranë, Arapi në Gjirokastër, Zyberi në Korcë, të gjithë drejtuesit, shefat e komisariateve e klani i tyre, me urdhër të Edi Ramës kanë braktisur detyrën dhe janë vetëm në shërbim të ruajtjes e trafikimit të drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse edhe Edi Rama ka braktisur detyrën, dhe ka prioritet vetëm plantacionet me drogë.

Kanabizimi i vendit po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon burimet dhe asetet e vendit dhe po sjell krime e vrasje.

Nga ky biznes kriminal përfitojnë vetëm bandat, drejtuesit e Edi Ramës në polici dhe sigurisht vetë ai, në krye të skemës së 30 përqindëshit,” tha Alibeaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?