PD reagon për atentatet në vend: Krimi i bën karshillëk shtetit dhe vepron nën hundën e Policisë

Partia Demokratike ka reaguar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot, ku mbeti i varë një 27 vjeçar dhe u plagos rëndë një tjetër. Duke ju referuar dhe atentatit të trefishtë një javë më parë, selia blu thotë se krimi i organizuar po i bën karshillëk shtetit, duke vepruar nën hundën e Policisë.

“Partia Demokratike nuk dëshiron të bëjë politikë me vdekjen, por në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mbyllim sytë para një emergjence kombëtare. Nuk kemi të bëjmë me luftë bandash, dhe as rivalitet, por me kapitullim. Ndër dy të ngjashmit, për të zezën e qytetarëve, luftën po e fitojnë ata që i bëjnë punët e zeza me kohë të plotë”, ka thënë Indrit Hoxha, sekretar për Diasporën në PD.

SHKARKO APP