PD reagon, por asnjë fjalë për arrestimin e të rinjëve: Rama duhet të nxjerrë ekonominë nga kriza
Rinia këtë mbrëmje u arrestua masivisht si kurrë më parë nga Policia. Arsyeja është se përse dolën dhe bllokuan rrugët në Tiranë, si shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve.
Por Partia Demokratike vetëm tani kujtohet dhe bën reagimin e parë. Nënkryetari i mbetur në PD, Enkelejd Alibeaj thotë se Rama duhet menjëherë të marrë masa që të nxjerrë ekonominë nga kriza dhe të ndalojë rritja abuzive e çmimeve. Edhe pse rinia u arrestua këtë mbrëmje, PD nuk thotë asnjë fjalë.
”Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve që më të drejtë po kundërshtojnë rritjen abuzive të çmimit të karburantit! Sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa. Rama duhet menjëherë të marrë masa të nxjerrë ekonominë nga kriza dhe të ndalojë rritja abuzive e çmimeve”.