PD-së i tërhiqet një tjetër kandidat nga gara e 21 qershorit

Kandidati i djathtë i bashkisë së Finiqit ka dhënë dorëheqjen sot, nga gara për kryetar të bashkisë së Finiqit.

Ora News informon se Karajani ka argumentuar dorëheqjen për arsye familjare.

“Dorëheqjen time e kam dorëzuar pranë KZAZ paraditen e sotme” ka thënë Lefter Karajani për Ora News, duke u rezervuar për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë dorëheqje.

Ky është kandidati i dytë nga koalicioni i djathtë, pas Altin Bibës, kandidat për kryebashkiak në Bashkinë e Kurbinit.

SHKARKO APP