PD sfidon maxhorancën, Boçi: 8 deputetët e përjashtuar do futen në sallën e Kuvendit

Nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi tha gjatë mledhjes së grupit të PD-së para nisjes së protestës, se 8 deputetët që maxhoranca i përjashtoi nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, sot do të jenë në sallë.

Ai tha se vendimi për të përjashtuar 8 deputetët ishte jashtë çdo rregulli dhe nuk u respektua rregullorja e Kuvendit dhe për këtë arsye asnjë nga deputetët s’ka përse t’a respektojë ‘dënimin’ dhe do futen në sallë.

“Sot zhvendoset në një tjetër hap para parlamentit, një institucion i shndërruar në një mekanizëm qorr dhe vrasës të fjalës së lirë dhe eliminimit të opozitës. Në formën e gjyqeve politike janë përjashtuar 8 deputetë, ku vendim u mor jashtë çdo rregulli dhe ligji, jashtë çdo procedure parlamentare. Ne do të hyjmë në sallën e parlamentit, salla është e qytetarëve. Beteja jonë do jetë si brenda sallës edhe jashtë sallës”, tha Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?