PD shkeli masat anti-covid? Vokshi: Virusi më i madh është Rama, askush s’e ndal ndryshimin
Dje Partia Demokratike çeli fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Albana Vokshi, kandidate për deputete në listën e qarkut Tiranë, thotë se virusi më i madh për Shqipërinë është Edi Rama.
”Ishte një ceremoni plot emocione. Ishte e papritur ajo turmë e madhe njerëzish, plot dëshirë për ndryshim. Ne kemi njoftuar që anëtarët të vinin me makina, por ishte e pamundur për të ndalur dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Virusi më i madh është Edi Rama. Të rinjtë duan ndryshim. Të gjithë profesionet duan ndryshim, ndaj edhe ajo e djeshmja ishte me emocione. Nuk ishte një organizim i mirëfilltë me aq shumë qytetarë. Gjatë hapjes na telefononin me qindra të tjerë që kërkonin të ishin pjesë e ceremonisë së hapjes”, tha Vokshi për ”A2cnn”.