PD: Shpërthimet, rendi dhe siguria publike në pikën më të ulët
“Tirana është gdhirë sot nën pluhurin e tritorit dhe ankthin e shpërthimeve të njëpasnjëshme. Aktet e rënda kriminale janë shprehje e pikës më të ulët ku ndodhet rendi dhe siguria publike”.
Kështu u shpreh sot publikisht, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, sipas të cilit, “shthurja e Policisë së shtetit, largimi prej saj i profesionistëve, përdorimi i kësaj strukture më urdhra politikë dhe për propagandë qeveritare, ka lënë terren të lirë për bandat më të rrezikshme e për shfaqjen më të rrezikshme të krimit, siç janë shpërthimet me tritol”.
“Njerëzit e tritolit dhe të krimit kanë lehtësi sot, derisa persona të inkriminuar janë futur në polici, dhe oficerë të policisë janë anëtarësuar në banda.
Në asnjë kryeqytet të botës, edhe atje ku ka gjendje lufte, nuk ndodh një manifestim i tillë kriminal që e ka goditur rëndë sigurinë e qytetarëve”, tha gjithashtu Paloka.
Duke përfunduar se Partia Demokratike i kërkon Porkurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Sipas tij, motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin.