PD: Shumica në KQZ na përket ne
Për Partinë Demorkatike, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe miratimi në mënyrë të njëanshmë do të ishte thyerje e paktit poltik të dhjetorit që riktheu normalitetin e jetës parlamentare në vend.
Deputeti Oerd Bylykbashi i cilëson ndryshimet të vonuara, dhe që sipas tij, faktojnë që ndarja e re territorilae, si qëllim të vetëm ka zgjedhjet dhe fitoren e tyre në tavolinë.
“Do të jetë prova e thyerjes së një marrëveshje të madhe politike.
Një marrëveshje me rëndësi të jashtëzakonshme për qetësinë mes situatës politike në Shqipëri dhe kthimit të opozitës në Parlament”, tha Bylykbashi.
Ndonëse jemi vetëm 5 muaj larg zgjedhejve për pushetetin vendor, demokratët jan të palëkundur në qëndrimine tyre, se me hartën e re territorial nuk mund të ketë zgjedhje.
“Me këtë hartë zgjedhore që miratoi me nxitim, në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsensus kjo qeveri, nuk do të ketë zgjedhje.
Sepse çdo zgjedhje që do tentojë të bëjë kjo qeveri, do të ishte përtej standarteve ndërkombëtare. Shqiptarët nuk ja kanë kusur Edi Ramës këtë”, u shpreh Bylykbashi për Ora News.
Përveç hartës, ka dhe elementë të tjerë që i bën demokratët të mendojnë se kjo mazhorancë po përgatitet ti fitojë zgjedhjet në tavolinë:
“Opozita nuk mund të pranojë që kjo qeveri ka ndërmend të fitojë zgjedhjet në tavolinë, e cila policinë e ka kthyer në polici partiake dhe do ta riktheje në një problem zgjedhjesh si në vitin 2000-2001, apo të gjitha ato elementë të tjera të arritura me shumë mund deri në zgjedhjet e vitit 2013. Në nuk jemi të gatshëm të pranojmë këtë cënim standardesh.”
Në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që funskionon në vakancë prej më shum se dy vitesh, Bylykbashi sheh si emergjente plotësimin e 3 vendeve vakante nga ana e mazhorancës.
Ai thotë se çdo tentativë e mazhorancës për të marrë shumicën në KQZ, do të jetë shkelje e ligjit dhe kapje e këtij institucioni.
“Vazhdojnë të mos e plotësojnë KQZ-në në mënyrë të qëllimshme, me një qëllim të vetëm që të deligjitimojnë KQZ dhe të krijojnë një emergjencë tjetër si ajo që krijuan për ndërtimet pa leje, për elektricitetin, shërbimin civil në mënyrë, që të ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme për të kapur në mënyrë të paligjshme KQZ”, tha Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

