PD si Interi, Topalli: Zhytet prej vështirësive, por në fund fiton
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, shprehet optimiste se opozita do të dalë fituese në këto zgjedhje duke Ajo bën edhe një krahasim me ekipin e Interit, në ndeshjen e fundit përballë Barcelonës.
”Deri në momentin e fundit punohet për të bindur dhe atë që nuk është. Vota është peshë, është ndërgjegje. Ftoj të gjithë qytetarët që me fuqinë e tyre të votojnë për një Shqipëri më të drejtë. Unë besoj se shqiptarët reagojnë në mënyrën më të fortë kur e ndjejnë.
Edhe historia e PD më duket si Inter, është skuadër e jashtëzakonshme shpallet kampione, pastaj zhytet prej vështirësive dhe pastaj fiton ndeshje si ajo me Barcelonën, në një ndeshje legjendash dhe unë besoj se kjo do të ndodhi në 12 maj do të kemi një realitet tjetër”, tha Topalli në A2.
KOHA JONË SONDAZH

