PD sulmon Ballën
Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për shtyp ka akuzuar deputetin Taulant Balla. Sipas PD-së Balla po sulmon opozitën me shpifje.
“Ky abuzues me pushtetin, ky bastun i Edi Ramës që e ka emrin pas qindra emërimeve në administratë e poste kyçe, në tatime e dogana, në burgje e në komisione, që e ka emrin pas dhjetëra tenderëve, pas dhjetëra liçensimeve, që ka emrin pas shumë vjedhjeve që i bëhen sot parave të shqiptarëve, lehu dhe sot aty ku mbllaçit çdo ditë llokmat e korrupsionit”,- thuhet më tej në deklaratë.
“Partia Demokratike dhe qytetarët e vendit do të luftojnë dhe po luftojnë për të sjellë në vend pikërisht drejtësinë që bën drejtësi, që çon aty ku e kanë vendin të korruptuarit si T. Balla”, përfundon deklarata e PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

