PD sulmon djalin e Kryeministrit Rama: Ka syze 60 mijë euro

Kryetarit të Forumit Rinor, Belind Këlliçi sulmoi sot djalin e Kryeministrit Edi Rama, Greg Rama. Ai tha se djali i kreut të qeverisë duhet të tregojë burimin e parave per syzet që sipas PS kushtojnë 60 mijë euro.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Forumit Rinor, Belind Këlliçi

“Media ka zbuluar se studenti më i pasur në vend, dhe ndoshta në rajon, është i papuni Gregor Rama, djali i kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbulimi nuk ka qënë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi Gregu, studenti i papunë, është pjesë e arrogancës rilindase që ka dëshirë ta tregojë luksin, edhe pse shokët e tij të klasës nuk kanë lekë të pinë një kafe, le më të pagujnë tarifat e rritura të universiteteve nga babai tij, edhe pse 46.2 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Syzet që mban djali i papunë i Edi Ramës, janë Maybach që sipas medias dhe ekspertëve kushtojnë të paktën 60 mijë euro.

Syze tipike të oligarkëve të lindjes, të qeveritarëve të korruptuar, të njohur botërisht për pasurinë e luksin që kanë vënë në kurriz të popullit.

Vlera e këtyre syzeve që mban Gregu është sa dy muaj pagë e presidentit amerikan, Obama.

Përveçse një çështje morale, që tregon harbutërinë e rilindjes, kontrastin e thellë mes Edi Ramës, njerëzve të tij, dhe popullit që nuk ka me se të ushqehet, ky është dhe një problem i mprehtë ligjor.

Djali i kryeministrit, duhet të tregojë se ku i ka marrë paratë për të pasur një palë syze 60 mijë euroshe. Të tregojë burimin e parave. Eshtë i detyruar me ligj.

Nëse i ka dhuratë, duhet të tregojë se nga kush i ka dhuratë;

Nga hakmarrja për drejtësi?

Nga Emiliano Shullazi?

Apo nga kompania kineze që po përgaditet të marrë koncesionin e TVSH, sëbashku me xhaxhain e tij Olsin?

Këto pyetje janë shqetësim publik, dhe Gregor Edi Rama është i detyruar të japë përgjigje”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?