PD: Të hënën nis refuzimi masiv i çmimeve dhe taksave të larta

Të hënën në orën 11, qytetarët në mbarë vendin nisin aksionin kundër çmimit më të lartë të naftës në rajon e në Europë.

Kështu u shpreh sot në një deklaratë Sekretarja eMarrëdhënieve me Publikun, në Partinë Demokratike, Grida Duma.

Duke shtuar se ehëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër çmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë.

“Partia Demokratike është në krah të qytetarëve, është në ballë të protestës së tyre të legjitime”, tha gjithashtu ajo.

“Faktet janë këto:

-Në çdo litër naftë që blejnë, qytetarët paguajnë 1008 lekë taksa për qeverinë.

-Çmimi i karburantit sot tek ne është më i larti në rajon e në Europë, ndërkohë që të ardhurat janë 3 herë më të ulëta se mesatarja europiane.

Çmimi i naftës, çmimi i energjisë, taksat dhe cmimet e larta, dhuna dhe padrejtësitë qeveritare janë arsyet e krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë që po përjetojnë sot mijëra shqiptarë.

Ndaj e hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër cmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë”, përfundoi Duma. 

SHKARKO APP