PD: Të shkarkohet zv. Ministri dhe kreu i INUK

Pas protestave të banorëve në fshatin Hudënisht të Pogradecit kundër vendimit për prishjen e banesave të tyre, për shkak të projektit për rehabilitimin e liqenit të Ohrit, ka reaguar edhe Partia Demokratike, duke denoncuar ‘afera korruptive’ që sipas saj, po kryen mes zyrtarëve vendor.

Sipas deputetit të PD-së, Edmond Spaho, shpronësimet e banorëve në Hudënisht dhe prishja e pronave, janë shkatërrues për familjet e tyre. Deputeti Spaho denoncoi qëndrimet e mbajtura për këtë çështje nga kreu i komunës, duke e quajtur atë një “pilivan”, ndërsa kërkoi nga Kryeministri Rama shkarkimin e tij, të zv.ministrimit të Mjedisit dhe kreut të INUK-ut në Korçë.

Më herët, Partia Demokratike ka mbështetur protestën e banorëve në Komunën Hudënisht të Pogradecit, të cilët kanë protestuar kundër prishjes në masë të ndërtesave të tyre. Deputetë të opozitës dhe zyrtarë të PD-së në Pogradec, denoncuan publikisht prishjen e këtyre ndërtimeve duke vënë theksin se ato po kryehn në mungesë të plotë transparence, ‘pa njoftuar banorët dhe për më tej pa dhënë llogari për projektin që kërkohet të investohet në këtë komunë’.

SHKARKO APP